UBT News

Dridhjet e fuqishme të motoçikletës mund të dëmtojnë kamerën e iPhone-ve

Pronarët e iPhone-ve duhet ta kenë parasysh se dridhjet e fuqishme të motoçikletave mund të dëmtojnë sistemin e kamerës.

Nga gjiganti teknologjik përmes një paralajmërimi thanë se iPhone-t nuk duhet të lidhen me motoçikleta.

Dridhjet e motorit mund të dëmtojnë stabilizimin e imazhit optik të telefonave ose sistemet e fokusimit automatik me qark të mbyllur.

Në mediat sociale, disa përdorues kanë thënë se telefonat e tyre janë dëmtuar pasi ishin lidhur me një motor. Dhe Apple thotë se disa modele të iPhone-ve janë të ndjeshëm ndaj dëmtimit./UBTNews

Exit mobile version