Pronarët e iPhone-ve duhet ta kenë parasysh se dridhjet e fuqishme të motoçikletave mund të dëmtojnë sistemin e kamerës.
Nga gjiganti teknologjik përmes një paralajmërimi thanë se iPhone-t nuk duhet të lidhen me motoçikleta.
Dridhjet e motorit mund të dëmtojnë stabilizimin e imazhit optik të telefonave ose sistemet e fokusimit automatik me qark të mbyllur.
Në mediat sociale, disa përdorues kanë thënë se telefonat e tyre janë dëmtuar pasi ishin lidhur me një motor. Dhe Apple thotë se disa modele të iPhone-ve janë të ndjeshëm ndaj dëmtimit./UBTNews