Një tërmet prej 5.7 ballësh ka goditur Rumaninë të martën, tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
Sipas ueb-faqes të kësaj qendre, tërmeti kishte epiqendrën 73 kilometra në verilindje të Drobeta-Turnu Severin.
Thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra nga sipërfaqja e tokës.
Dridhje të tokës nga ky tërmet janë ndier edhe në Kosovë dhe Serbi.
Njoftimi për dridhje të tokës në Rumani, vijnë në kohën kur Turqia dhe Siria po përballen me pasojat e tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit që kanë marrë jetën e mbi 35 mijë personave./REL