UBT News

Dreshaj: Vitia të raportojë me urgjencë rreth vaksinave

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet që me urgjencë ta raportojë në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi.

“Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Shëndetësi, u dakorduam që sot me datë 19 prill, duke filluar nga ora 10:00, të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit, ku i ftuar për raportim do të ishte Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, një gjë e tillë nuk ndodhi”, është shprehur ai, transmeton KlanKosova.tv.

“Krejt kjo ndodh përkundër faktit që pandemia është në vlugun e saj, çdo ditë shënohen qindra raste të reja dhe çdo ditë po merr dhjetëra jetë njerëzish në Kosovë”.

“E ftoj kryetaren e Komisionit që me urgjencë ministri Vitia të vjen e të raportojë për paqartësitë e mëdha rreth sigurimit të vaksinave, kjo është nevojë urgjente”, ka shtuar Dreshaj.

Exit mobile version