UBT News

Dreshaj: Vaksinimi ndaj Covid-19 të bëhet i detyrueshëm!

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta bëjë obligativ vaksinimin ndaj Covid 19.

Në seancën plenare, në pikën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, opozitari tha se vaksinimi duhet të jetë i detyrueshëm, sidomos për punëtorët shëndetësor, mësimdhënësit dhe ata të administratës.

“Kërkoj që vaksinimi ndaj Covid-19 të bëhet obligues në veçanti për punëtorët publik, punëtorët e administratës, shëndetësisë dhe mësimdhënësit. Pra qeveria dhe ministria e Shëndetësisë duhet të bëjnë strategji dhe mundësi të një vendimi që i obligon qytetarët e vendit të vaksinohen ose të paktën ata punëtorë që punojnë në sektorin publik, qoftë edhe privat. Kemi vende të BE-së që kanë filluar t’i implementojnë këto masa”, tha ai.

Exit mobile version