Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Ligji për Sigurimet Shëndetësore, ka qenë pjesë e agjendës legjislative të kësaj qeveria për katër vite, por që edhe këtë vit ky ligj ende nuk dërguar në Kuvend. Ai ka thënë se as deputetët e as shoqëria civile nuk e kanë të qartë ende se si do të jetë ky ligj.
E premtimin e kryeministrit Albin Kurti, që ky ligj do të procedohet ne qeveri gjatë këtyre ditëve, e sheh si një lojë politike që është bërë vetëm me qëllim që të vazhdohet sërish me mashtrime të njëjta.
“Në shkurtin e viti 2021 kjo qeveri ka ardhur me premtime të mëdha në veçanti në infulencimin e saj në segmentin e jetës sociale në vend. Nuk është ligji i vetëm që është premtuar, fatkeqësisht ky është një nga ligjeve themelore që e rregullon mirëqenien sociale në vend dhe të personave që janë në nevojë. Ky ligj në agjendën legjislative të Kuvendit ka qenë secilin vit. Edhe këtë vit ka qenë, pra do të flasim për katër vite të qeverisjes edhe këtë vit ka qenë dhe është dashur që të kryhet në muajin qershor. Deputet e Kuvendi të Kosovës ende nuk kanë qasje në këtë ligj, ende nuk e din këtë ligj, ky ligj ende nuk ka kaluar në lexim të parë në Kuvend, pastaj është puna dy mujore rreth punës së grupeve, këtë ligj ende nuk e kanë të qartë as shoqëria civile ne debatin publik. Kjo është një lojë politike që është bërë vetëm me qëllim që të vazhdohet serish me mashtrime të njëjta, mirëpo unë mendoj që ky popull e ka momentin dhe kohën kur duhet një herë përgjithmonë të definohet, thotë populli ‘nëse një here me ke rrejt, ta bëjë hallall, por nëse me rren herën e dytë nuk ja bëjë hallall vetit’”, ka thënë ai.
Dreshaj, i cili është anëtar i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se është iluzion që të mendohet që Ligji për Sigurime Shëndetësore të kryhet brenda afatit dyvjeçar, pasi ky ligj ka implikime të mëdha buxhetore. Ai ka thënë se për këtë ligj ka nevojë të madhe për një debat të gjerë publik që të zgjidhet forma më e mirë e tij.
“Së pari është iluzion që të mendohet që një Ligj për Sigurime Shëndetësore te kryhet brenda afatit dy vjeçar, për shkak se ka implikim të mëdha buxhetor, ka participime të qeverisë, ka participime të qytetarëve dhe pastaj kur të krijohet ai fondi për përdorimin e këtij fondi, atëherë fillon implementimi i këtij ligji. Realisht kjo qeveri ende nuk e ka të qartë formën e sigurimeve shëndetësore, as formën e sigurimeve pensionale, këto vërtetë ka nevojë për një debat të gjerë publik për tu zgjidhur forma më e mirë, sa është kostoja e participim të qytetarit dhe sa është kostoja e participimit të qeverisë në drejtim që të krijohet depoja e domosdoshme e mjeteve financiarë që të fillohet me sigurime shëndetësore, pastaj është ana tjetër të cilën shumë pak e debatojmë, çka do të siguron, çka do të ofroj ligji për sigurime, do ta ofron pakon bazike, do të ofron sigurimet veçanta, qysh do ti zgjidh problemet e intervenimeve të problemeve shëndetësore që nuk zgjidhen ne vend. Ka shumë çka që duhet të debatohet dhe kjo ende nuk është shteruar dhe unë mendoj që kjo ishte vetëm një opinion për media me qëllim që të vazhdoj amullia e mëtejme”, ka thënë ai.