UBT News

Dreshaj: Pandemia po arrin pikun, brengosëse mospunësimi i mjekëve dhe infermierëve të trajnuar

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka shprehur shqetësimin e madh për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, duke theksuar se përderisa ka vaksina mjaftueshëm qytetarët duhet ta marrin për të ruajtur shëndetin e tyre.

Dreshaj me profesion mjek ka thënë se numri i rasteve me të infektuar me koronavirus dhe që do të kenë nevojë për spitalizim po shtohet dita-ditës.

Sipas doktor Dreshajt, brengosëse është mospunësimi i infermierëve dhe i mjekëve të trajnuar, ndërsa pandemia ka arritur pikun.

“Obligative nuk është vetëm ruajtja e jetës tonë,por edhe ruajtja e të tjerëve. Një sjellje e tillë e qytetarëve tanë është vërtetë brengosese. Derisa ka vaksina duhet të mirret, sepse shpëton jetë. Derisa kemi mbi 5 mijë raste aktive. Derisa i kemi për çdo ditë prej 800 deri në 1 mijë e 200 raste. Numri i rasteve që do të kenë nevojë për spitalizim pritet që të shtohen nga dita në ditë. Derisa ne i kemi përballuar valët paraprake me kapacitet ekzistuese mjekësore besoj që edhe këtë do ta kalojmë. Atë çka e shoh si brengë të madhe është mos punësimi i infermierëve dhe i mjekëve të trajnuar të cilët kanë punuar për vite të tëra me këta pacientë. Ndërsa sot janë rrugëve e pandemia është në vlug”, shprehet Dreshaj.

Exit mobile version