Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, e ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës në lidhje me mungesën e menaxhimit të sektorit shëndetësor.
Dreshaj në Kuvendin e Kosovës ka thënë se secila Qeveri që ka ardhur e ka përmendur shpesh shëndetësinë, por veprime sipas tij kanë bërë pak. Për Qeverinë Kurti ai tha se është pa strategji duke e kritikuar edhe mungesën e ministrit në këtë sektor.
“Pa strategji me veprime Ad-Hoc, pa ministër mbi dy muaj, me Ushtrues Detyre me menaxhimin e ShSKUK-së, me emërimin e UD-ve pa përvojë menaxheriale paraprake. Me rritje 4.4% të buxhetit përkundër inflacionit, me listë të pritjes mbi një vjet, me mungesë të barnave dhe me rritje simbolike ku çmimi i barnave është rritur 100% në treg të brendshëm”, ka thënë ai.
Dreshaj theksoi se ika e profesionistëve shëndetësorë është për shkak të pagave të ulëta si dhe për shkak të mungesës së sigurisë në punë.