Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka dorëzuar sot tek Avokati i Popullit një kërkesë për ndryshimin e ligjit për skemat pensionale.
Ai tha se kerkesa kryesore është që të largohet kushti 15 vjetësh si masë diskriminuese kundrejt popullatës sonë në raport me skemat pensionale kontributdhënëse.
Dreshaj shtoi se ky ligj nënkupton se ai person i cili pas datës 1 janar 1984 ka krijuar marrëdhënie punës me shtetin, nuk gëzon të drejtën e pensionit kontributdhënës, që do të thotë për një ditë ose një javë i humbet kontributi që kanë bërë për vite të tëra.
Dreshaj theksoi se nga Avokati i Popullit pret që këtë çështje ta procedojë te Gjykata Kushtetuese.