Për shkak të punimeve teknike nga Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” në Bivolak, gjatë ditës së nesërme, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit me rrethinë.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se ndërprerja e ujit do të bëhet nga ora 10:00 deri në orën 20:00.