Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike, përkatësisht sheshe, rrugë e hapësira tjera.
Sipas urdhëresës së lëshuar nga kryetari Lladrovci, ndalesa vlen për periudhën nga data 21 dhjetor 2020 deri më 3 janar 2021.
Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten në shumë prej 100 euro.
Komuna e Drenasit ka ndaluar përdorimin e tyre në hapësirat publike për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që mund të shkaktojë përdorimi i tyre.