UBT News

Drejtuesit e centralit bërthamor japonez lirohen nga akuzat për fatkeqësinë në Fukushima

Të mërkurën, Gjykata e Apelit në Tokio liroi nga akuzat tre ish-drejtues të kompanisë që drejtonte termocentralin bërthamor, Fukushima Dai-ichi. Ata akuzoheshin se kanë injoruar paralajmërimet për një fatkeqësi natyrore disa vite para marsit të vitit 2011.

Aksidenti bërthamor në Fukushima Dai-ich çoi në krizën e dytë më të rëndë bërthamore në histori, e para ishte fatkeqësia e Çernobilit në vitin 1986.

Vendimi i Gjykatës së Lartë të Tokios konfirmoi vendimin e vitit 2019 nga një gjykatë më e ulët që përcaktoi se ish-kryetari i Tokyo Electric Power Company (TEPCO), Tsunehisa Katsumata nuk mund të kishte parashikuar se një fatkeqësi natyrore do të shkatërronte centralin në Japoninë verilindore dhe do të shkaktonte shkrirjen e tre prej gjashtë reaktorëve të saj.

Sipas aktakuzës, Katsumata mbante përgjegjësi për vdekjen e 44 personave, të cilët u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre dhe të jetonin në strehim të përkohshëm./UBTNews/

Exit mobile version