UBT News

Drejtues të Trepçës: Afarizmi i sotëm është vetëm sa për mbijetesë

Ndërmarrja “Trepça” është në gjendje të rëndë financiare, sociale e politike, kështu ka thënë kryesuesi i Bordit të kësaj kompanie, Bahri Hyseni gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Sfidë tjetër për Trepçën mbeten edhe çmimet e larta të energjisë elektrike, pasiqë kjo kompani është futur në tregun liberal energjetik.

Drejtues të Trepçës kanë thënë se afarizmi i sotëm i kësaj kompanie është vetëm sa për të mbijetuar.

Gjatë shqyrtimit të raportit të auditimit “Performanca financiare dhe operative N.P. Trepça Sh.A”, Hyseni ka thënë se investimet kapitale janë të dommosdoshme në Trepçë. Ai theksoi se kjo kompani nuk mund të shkojë përpara pa investime kapitale.

“Gjendja aktuale nuk është e mirë, janë borxhet e mëdha të trashëguara dhe e kemi vështirë të operojmë”, tha ai.

Hyseni theksoi se raporti i auditorit për periudhën 2019-2021 paraqet një gjendje reale, por që siç u shpreh ai në disa raste gjendja është edhe më e rëndë se që është paraqitur në raport.

Auditori ka dhënë tri rekomandime për Qeverinë e Kosovës si aksionare dhe 19 rekomandime për Trepçën.

Exit mobile version