UBT News

Drejtoria për Arsim në Pejë: Nuk do të ketë pushim pranveror, orët e humbura do të zëvendësohen

Gjysmëvjetori i parë në shkollat fillore dhe të mesme përfundon më 18 dhjetor, më herët sesa që është paraparë me kalendarin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Nga Drejtoria për Arsim në komunën e Pejës thonë se nuk do të ketë pushim pranveror, ndërsa orët e humbura do të zëvendësohen.

“Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, z. Besim Avdimetaj njoftoj se edhe katër ditë ka mësim, pushimi do të zgjasë një muaj, pastaj nuk do të ketë pushim pranveror, ndërsa fundi i vitit do të zgjatet për katër ditë, ose katër ditë, që mbesin të paplotësuara mund të zëvendësohen çdo muaj nga një ditë e shtunë, sa i përket gjendjes me pandeminë të gjitha shkollat kanë qenë në variantin A dhe B”, thuhet mes tjerash në njoftimin e tyre.

Bëhet e ditur se javën e kaluar kanë qenë gjatë mësimdhënës të infektuar, dhe tre të tjerë kanë qenë të izoluar, kurse prej nxënësve katër kanë qenë pozitiv me COVID-19 dhe shtatë të tjerë kanë qenë të izoluar, si raste kontakti.

“Bëjmë thirrje si Task Forcë të respektohen masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës për mbrojtje nga COVID-19”, thuhet më tej në njoftim./UBTNews

Exit mobile version