UBT News

Drejtoria e Inpeksionit me aksion kundër taksive ilegale

Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Prishtinës ka bërë sot një aksion kundër taksive ilegale.

Në një njoftim në Facebook nga kjo drejtori thonë se përveç që po ushtrojnë veprimtarinë ilegale, ata po shkaktojnë probleme në rrjedhën normale të komunikacionit.

”Aksion i madh i Drejtorisë së Inspekcionit kundër taxive ilegal në kryeqytet, të cilët përveç që ushtrojnë këtë veprimtari ilegalisht, me mënyrën se si qakullojnë e si ndalen për të marrë/zbritur udhëtarë, shkaktojnë shumë probleme në rrjedhën normale të komunikacionit!”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspeksionit.

Exit mobile version