UBT News

Drejtori për Çështje Akademike në UBT, prof. dr. Muhamet Ahmeti dhe prodekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, prof. dr. Visar Krelani po qëndrojnë për vizitë në Portugali

Në kuadër të mobilitetit me programin Erasmus+, drejtori për Çështje Akademike në UBT, prof. dr. Muhamet Ahmeti, dhe prodekani i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, prof. dr. Visar Krelani, janë duke qëndruar për vizitë në “Universidade NOVA de Lisboa”.

Në kuadër të kësaj vizite, drejtori për Çështje Akademike dhe prodekani i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit në UBT, u mirëpritën nga menaxhmenti i Qendrës Teknologjike Shkencore të “Universidade NOVA de Lisboa”, e ku u diskutua për çështje të ndryshme që lidhin dy institucionet e arsimit.

Profesorët Ahmeti dhe Krelani, njoftuan përfaqësuesit e Qendrës Teknologjike Shkencore të “Universidade NOVA de Lisboa”, lidhur me programet dhe aktivitetet e ndryshme që organizon UBT, përfshirë Akademinë Ndërkombëtare Verore, Konferencën Ndërkombëtare Shkencore, Javën Ndërkombëtare, festivalin Global UBT Fest, si dhe për aktivitete të tjera.

Në vazhdën e shumë takimeve në këtë universitet, përfaqësuesit e UBT-së, vizituan edhe Qendrën e Hulumtimeve të Fakultetit të Ndërtimit, ku u mirëpritën nga udhëheqësi i Zhvillimit Shkencor, prof. Carlos M. Chastre Rodrigues, e i cili u prezantoi të gjitha laboratorët e hulumtimeve në kuadër të këtij fakulteti.

Në këtë vizitë, drejtori për Çështje Akademike në UBT, prof. dr. Muhamet Ahmeti dhe prodekani i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, prof. dr. Visar Krelani, zhvilluan edhe një trajnim në rektoratin e këtij universiteti, lidhur me bashkëpunimin për inovacion dhe shkëmbim të praktikave të mira për partneritetet strategjike të arsimit të lartë.

Pas diskutimeve të shumta mes përfaqësuesve nga të dy institucionet e arsimit, palët u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin përmes shkëmbimit të studentëve, studimet e doktoratës për studentët dhe stafin e UBT-së, mundësinë e krijimit të diplomës së dyfishtë, zhvillimin e projekteve me Erasmus Capacity, si dhe mbështetjen nga të dyja institucionet për kërkime dhe botime të punimeve shkencore.

Exit mobile version