Studentët e UBT-së, në kuadër të lëndës: “Marketingu dhe Modelet”, me profesorin e UBT-së, Rajan Arapi, kishin mundësi që të dëgjojnë nga afër për lëmin e biznesit dhe të marketingut, nga drejtori operacional për Evropë në InstaBuilt, Fisnik Behxheti.
Pjesa e parë e kësaj ligjërate u fokusua tek eksperienca e drejtorit operacional për Evropë në InstaBuilt, Fisnik Behxheti, duke ndarë kështu përvojën e tij në disa institucione financiare, që përfshijnë eksperiencën në ambasadën amerikane, SPAR Kosova, The North Unicorn, e eksperienca të tjera.
Studentët ndër të tjera, mësuan më shumë për rëndësinë e biznes planit, zhvillimin e ideve të reja, si dhe mundësitë për mundësitë e shumta që i ofron tregu i Kosovës në aspektin e të bërit biznes.
Kjo ligjëratë zgjoi një interesim të madh për studentët të cilët zhvilluan një interaktivitet të frytshëm me drejtorin operacional për Evropë të kompanisë InstaBuilt.