Drejtori i Thesarit, Ahmet Ismaili, përmes një letre publike ka thënë se vjedhja në Thesar është veprim individual dhe nuk është kërkuar nënshkrimi i tij.
Ai njoftoi se është në vetizolim që nga 16 tetori për shkak se u infektua me COVID-19.
“Veprimi që ka ndodhur është krejtësisht individual, duke tejkaluar autorizimet ligjore, duke ndërmarrë veprime të palejuara, duke krijuar përdorues false në sistem dhe duke thyer/resetuar fjalëkalime të zyrtarëve përgjegjës të ministrisë, nga e cila janë marre mjetet. Pra, ka përdorur qasjet nga sistemi për të bërë krim, i cili ka pasur qëllim mashtrimin përmes manipulimit dhe thyerjes nga brenda të sistemeve, që bie në domenin e krimit kibernetik po ashtu. Ky veprim është kryer pa bashkëpunim dhe pa asnjë aprovim nga eproret”, ka thënë Ismaili në letrën publike.
Ismaili në letër theksoi se është çuar dëm mundi i punëtorëve që kanë punuar me orar të zgjatur dhe duke e rrezikuar shëndetin e tyre./UBTNews