UBT News

Drejtori i SHKK-së priti në takim ambasadorin e Hungarisë, diskutohet rreth thellimit të bashkëpunimit

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, priti në takim Ambasadorin e Hungarisë, József Bencze, me të cilin diskutuan rreth gjendjes aktuale në institucionet korrektuese dhe mundësisë së bashkëpunimit të të dyja vendeve në fushën e korrektimit.

Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Thaçi gjatë takimit e informoi ambasadori Bencze rreth sfidave dhe të arriturave të SHKK-së, reformave, menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë “Covid-19” brenda institucioneve korrektuese, si dhe programeve trajnuese për stafin dhe të burgosurit.

Ambasadori Bencze falënderoi Drejtorin Thaçi për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e tij për ta mbështetur SHKK-në në rrugëtimin e saj drejt reformave dhe avancimit të vazhdueshëm, si në fushën e sigurisë ashtu edhe në atë të burimeve njerëzore. Po ashtu, për oficerët korrektues studentë të nivelit master të fushës së sigurisë dhe asaj të korrektimit të të burgosurve ofroi mundësi studimi në universitetet e Hungarisë.

Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit, në atë mënyrë që në të ardhmen të realizohen vizita të ndërsjella, të ekspertëve dhe shkëmbimin e përvojave më të mira për të dyja palët./UBTNews

Exit mobile version