Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti do të raportojë sot në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Mbledhja e komisionit pritet të fillojë në ora 10:00.
Në këtë mbledhje do të miratohen edhe procesverbalet e mbledhjeve të komisioneve të mbajtura me 15 shkurt, 22 shkurt, 1 mars dhe 10 mars.