Drejtori i kampusit UBT Prizren, Prof. Dr. Vehbi Sofiu, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të maturantëve të Shkollës së Mesme “Ymer Prizreni”. Në fjalën e tij, Prof. Dr. Sofiu inkurajoi maturantët për të zgjedhur orientimet e tyre akademike dhe karrierës në përputhje me trendet e fundit të inovacionit dhe sigurimin e cilësisë studimore.
Gjatë fjalimit të tij, Prof. Dr. Sofiu theksoi rëndësinë e përshtatjes së studimeve me kërkesat e tregut të punës dhe inovacionit. Ai nxiti maturantët që të jenë të guximshëm në ndjekjen e aspiratave të tyre dhe të zgjedhin fusha studimore që përputhen me pasionet e tyre dhe nevojat e shoqërisë.
Maturantët e shkollës “Ymer Prizreni” ishin shumë të lumtur me vëmendjen e treguar nga UBT në këtë ditë të rëndësishme për ta. Kujdesi dhe mbështetja e UBT-së i bënë maturantët të ndihen të vlerësuar dhe të motivuar për të ndjekur ëndrrat e tyre akademike.
UBT vazhdon të jetë një pikë referimi për cilësinë e arsimit në Kosovë, duke ofruar mbështetje dhe udhëzime për të rinjtë që synojnë një të ardhme të ndritur në fusha të ndryshme studimore dhe profesionale.