UBT News

Drejtori i Fordit ka folur për industrinë e automobilave

Në Festivalin Aspen Ideas, drejtori i Fordit, Jim Farley, ndau me të pranishmit mendimet për industrinë e automobilave.

Ndër të tjera, ai përmendi prodhuesit kinezë dhe theksoi “nëse kompanitë amerikane të automjeteve nuk mund të ndjekin hovin e prodhuesve kinezë në prodhimin e automjeteve elektrike, e ardhmja e Ford-it mund të vihet në rrezik.

Jemi në një konkurrencë globale me Kinën – dhe nuk bëhet fjalë vetëm për veturat elektrike”.

Ky paralajmërim vjen pas një sërë udhëtimesh në Kinë – gjashtë ose shtatë herë vetëm gjatë vitit të fundit. Atje ai e ka parë vetë se sa shpejt prodhuesit kinezë të automjeteve po i kalojnë ata perëndimorë. Kina jo vetëm që prodhon më shumë automjete elektrike se kushdo tjetër, por i prodhon ato me cilësi të lartë.

“Shtatëdhjetë për qind e të gjitha automjeteve elektrike në botë prodhohen në Kinë. Prodhuesit kinezë kanë teknologji më të avancuar brenda kabinës së veturës. Huawei e Xiaomi janë të pranishëm në çdo automjet. Hyn në makinë dhe nuk ke nevojë të lidhësh telefonin – ai lidhet automatikisht dhe e gjithë përmbajtja e telefonit pasqyrohet në ekranin e automjetit. Për më tepër, çmimi dhe cilësia e makinave të tyre janë dukshëm më të larta”, tha Farley.

Exit mobile version