Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, iu drejtua gjithë stafit të BBC-së në një thirrje online duke e hapur fjalimin me një pranim në një periudhë të vështirë për BBC-në.
Sipas The Guardian, ai inkurajoi ekipin, duke pranuar në mënyrë të tërthortë ekzistencën e armiqve të BBC-së dhe armatizimin e gabimeve të saj.
“Këto janë kohë të vështira për BBC-në, por ne do t’i kalojmë. Do t’i kalojmë dhe do të lulëzojmë. Kjo narrativë nuk do të jepet vetëm nga armiqtë tanë. Është narrativa jonë. Ne e zotërojmë atë”, tha ai.
Gjithashtu, ai tha se kishte dëgjuar thirrjet nga stafi për të mbrojtur gazetarinë e tyre.
“E shoh shtypin e lirë nën presion. Shoh armatizimin. Mendoj se duhet të luftojmë për gazetarinë tonë. Kemi bërë disa gabime që na kanë kushtuar, por duhet të luftojmë për këtë”.
Edhe vetë kryetari i BBC-së, Samir Shah, iu drejtua stafit gjatë thirrjes./S.K/KP/
