UBT News

Drejtoresha e FMN-së për ndryshimet klimatike: Ne shohim drejtimin tonë

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, ka bërë të ditur se ata janë të kufizuar për të vepruar rreth çështjes së ndryshimeve klimatike. Ajo ka thënë se janë institucionet e tjera që mund të prijnë për financimin klimatik.

Georgieva ka mbrojtur fokusin e tyre prej kohësh mbi ndryshimet klimatike, pasi që një zyrtar I lartë amerikan kishte thënë se “FMN nuk duhet ta bëjë ekspertin për çështjet klimatike”.

“Ne bëjmë atë në të cilën jemi të mirë: politikat e mirëqenies, rritjes dhe punësim”, ka thënë ajo, raporton BBC.

Sipas saj, janë institucionet tjera si Banka Botërore, që mund të merret me “çështje sektoriale”, përfshirë financimin klimatik.

Exit mobile version