Në fermën e izraelitit Chahi Ariel u rrit dredhëza më e madhe në botë, sipas Rekordit Botëror të Guinness.
Dredhëza që peshon 289 gram, ishte rreth pesë herë më e madhe se pesha mesatare e një dredhëzeje të zakonshme të varietetit lokal Ilan, tha Nir Dai, një studiues në Institutin Volcani të Izraelit, ku u zhvillua kjo lloj dredhëze.
“Kur dëgjuam, ishte një ndjenjë e mahnitshme. Unë hipa në makinë, qesha dhe këndova”, tha Ariel, duke shfaqur me krenari certifikatën e tij në laptop. “Ne e kemi pritur këtë për një kohë të gjatë”, shtoi ai më tej.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga një fermer japonez, në fermën e të cilit u rrit një luleshtrydhe prej 250 gramësh./UBTNews