Dragan Ivaneseviq është dëshmitari i 34-të i Prokurorisë në rastin e krerëve të UÇK-së. Prokuroria e Specializuar e Hagës e ka treguar një përmbledhje të tij, duke thënë se serbi ishte rrëmbyer nga disa pjesëtarë të UÇK-së.
“Dragan Ivaneseviq po vinte në shtëpi nga Prishtina me makinë në shkurt 1999 kur e rrëmbyen disa burra të armatosur me uniformë të UÇK-së. Brenda një ore e transportoi dëshmitarin nga një vend në tjetrin me Lada të bardhë. Rrëmbimi i dëshmitarit përkoi me rrëmbimin nga UÇK-ja të Velko Markoviq, dëshmitari e pa Markoviqin atë ditë disa herë dhe kur i mbajtën bashkë prapa në makinën Lada duke i dërguar nga një vend në tjetrin. Gjatë kësaj kohe Markoviq i tha dëshmitarit se ishte polic por që do t’u thonte se punonte në hekurudha. Markoviq dhe dëshmitari e hapën bagazhin, dhe dëshmitari iku, derisa Markoviqi vazhdoi të ishte i ndaluar nga UÇK-ja. Dëshmitari më pas se Markoviqi u pa për herë të fundit po atë ditë që dëshmitari ishte rrëmbyer duke vozitur makinën e bardhë. Ai mësoi se Markoviq punonte si polic për hekurudhën i njëjti informacion që Markoviq i kishte treguar. Dëshmitari mësoi se Markoviqi nuk ishte kthyer në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.