UBT News

Dr. Pashko Camaj dhuron librat e tij për bibliotekën e UBT-së

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka pritur në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, sekretarin e Federatës Panshqiptare “Vatra”, Dr. Pashko Camaj, një figurë e shquar e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë këtij takimi, Dr. Camaj ka dhuruar për bibliotekën e UBT-së disa kopje të librave të tij, “Porosia e kullës” dhe “Dreaming from the Trunk of an American Car”, dy vepra që ofrojnë një rrëfim të thellë mbi identitetin, historinë dhe sfidat e diasporës shqiptare, si dhe përpjekjet e saj për integrimin në mjediset e reja.

Rektori Hajrizi ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë kontribut të veçantë, duke vlerësuar punën e palodhur të Dr. Camajt në ruajtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar, përmes angazhimit të tij intelektual dhe akademik. Ai ka theksuar se ky akt i dhurimit të librave është një shembull i shkëlqyer i forcimit të lidhjeve ndërmjet UBT-së dhe diasporës shqiptare dhe një mundësi për të thelluar bashkëpunimin në fushat e dijes dhe kulturës.

Kjo ngjarje ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në mbarë botën, duke përfshirë diasporën dhe institucionet akademike./UBTNews/

Exit mobile version