UBT News

Dr. Arbër Shehu zhvilloi një ligjëratë tematike me studentët e UBT-së

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, qëndroi për vizitë drejtori i Onkologjisë në “AstraZeneca”, Dr. Arbër Shehu, i cili njëherit zhvilloi një ligjëratë tematike me studentët e Fakultetit të Farmacisë, si dhe me pjesëmarrës të tjerë.

Në këtë ngjarje, Dr. Arbër Shehu ligjëroi rreth temës: “Matja e efektit të vaksinave Pfizer dhe Moderna te COVID-19 në mbrojtje ndaj hospitalizimit në ShBA në botën reale”, duke dhënë një pasqyrë të detajuar të efektivitetit të vaksinave kundër COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër të tjera, Dr. Arbër Shehu diskutoi rreth efektivitetit të vaksinave në parandalimin e sëmundjes COVID-19 te njerëzit e hospitalizuar në ShBA, rreth krahasimit të efektit të vaksinave sipas llojit të vaksinave dhe mbajtjes së shkallës së efektit të tyre te variantet e ndryshme të virusit, si dhe vlerësimit të efektit të vaksinave sipas karakteristikave të ndryshme duke përfshirë moshën, racën/etnitetin, dhe sëmundjet shoqëruese.

Exit mobile version