Kosova ka arritur marrëveshje për sigurimin e gati dy milionë vaksinave antiCOVID.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se dje janë konkretizuar marrëveshjet me Pfizer për 535 mijë vaksina, edhe me Austrinë për 600 mijë vaksina, si dhe me COVAX më herët janë kryer procedura për 720 mijë vaksina.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në këtë konferencë për media bëri të ditur se dozat e para të vaksinës anti-COVID do të arrijnë në muajin shkurt në Kosovë.
Në fund, Zemaj u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen./UBTNews