Doza e katërt e vaksinës rrit mbrojtjen kundër COVID-19, veçanërisht te njerëzit mbi moshën 70-vjeçare, sipas një një prove në Mbretërinë e Bashkuar. Studimi i realizuar me 133 njerëz, dy javë pas dozës së tyre të katërt, zbuloi se vaksinat rritën imunitetin.
Studiuesit thanë se përgjigjet pas dozës së katërt ishin të ngjashme dhe ndoshta më të mira se përgjigjet maksimale pas dozës së tretë, por shkencëtarët thonë se çdo mbrojtje afatshkurtër kundër infeksionit ka të ngjarë të zhduket shpejt.
Mbretëria e Bashkuar lëshoi dozat e katërta për moshën mbi 75-vjeçare dhe më të cenuarit në muajin prill. Një grupi më të madh njerëzish mund t’i ofrohet një përforcues në vjeshtë, por çdo vendim do të bazohet në këshillat e komitetit të vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar.
Siç raportohet në media, ka mundësi të analizohet situata nëse variantet e reja shqetësuese po përhapen dhe presioni COVID-19 mbi spitalet po rritet.
Disa shtete si Izraeli dhe Gjermania tashmë kanë filluar me dhënien e dozave të katërta për të rriturit./UBTNews/