Zinku është një mineral shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e organizmit.
Megjithatë, në shumë raste në akumulimi i tepërt i këtij minerali mund të shkaktojë dëme të mëdha në trupin e njeriut.
Termi që përshkruan këtë problem është toksiciteti i zinkut që ndikon kryesisht tek stomaku dhe nëse bëhet kronike mund të prishë ekuilibrat e mineraleve të tjera në trup.
Toksiciteti i zinkut mund të ndodhë edhe rastësisht.
Zinku është i pranishëm në shumë suplementë vitaminash e ushqyesish të tjerë.
Nëse njeriu merr disa suplementë të ndryshëm, atëherë është më i rrezikuar nga tejkalimi i dozës ditore të lejueshme të zinkut.
Njerëzit mund të preken nga toksiciteti edhe falë ambientit.
Zinku gjendet në sasi të vogla tek uji, toka dhe ushqimet.
Simptomat e Toksicitetit të Zinkut
Toksiciteti i zinkut mund të jetë akut ose kronik.
Toksiciteti akut shfaqet me shenjat e mëposhtme:
- Të përziera
- Të vjella
- Dhimbje stomaku
- Diare
- Konstipacion
Nëse një person merr sasi të mëdha të zinkut për një periudhë të gjatë, atëherë ai preket më lehtë nga toksiciteti i zinkut.