UBT News

Dove Cameron dhe Damiano David zyrtarizojnë dashurinë me fejesë

Aktorja dhe këngëtarja Dove Cameron dhe frontmeni i grupit Maneskin, Damiano David, janë fejuar pas dy vitesh lidhjeje, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Ylli i “Descendants” u fotografua në Sydney, Australi, me një unazë të madhe diamanti në gisht, duke ndezur thashethemet për fejesën. Pamjet e publikuara nga TMZ tregojnë qartë se bëhet fjalë për një unazë fejese.

Edhe pse përfaqësuesit e çiftit nuk kanë dhënë koment zyrtar, burime të afërta kanë konfirmuar lajmin. Në fotot e fundit, Dove dhe Damiano shfaqen të buzëqeshur e të qetë, teksa ecin dorë për dore. Vetëm pak javë më parë, Dove ndau në Instagram një mesazh prekës për përvjetorin e tyre të dytë të lidhjes:

“Dy vitet më të bukura të jetës sime. Qaj të paktën një herë në javë nga lumturia që jeta ime është bërë kaq e bukur me ty.”

Damiano iu përgjigj me një koment plot dashuri:

“Pjesa më e bukur e të qenit gjallë.”

Romanca e tyre u përfol për herë të parë në shtator 2023, kur Dove u pa në koncertin e Maneskin në Madison Square Garden, në New York. Ajo u pa sërish në një tjetër koncert të grupit në Brazil, duke e mbështetur partnerin gjatë turneut botëror.

Çifti e bëri lidhjen publike në shkurt 2024, gjatë eventit të Clive Davis para çmimeve Grammy, ku u shfaqën për herë të parë bashkë në tapetin e kuq, plot përkëdhelje dhe buzëqeshje.

Para kësaj lidhjeje, Dove Cameron ka qenë e fejuar me aktorin Ryan McCartan, partnerin e saj në serialin “Liv and Maddie” (2013–2016), ndërsa Damiano David kishte një marrëdhënie të gjatë me influencuesen italiane Giorgia Soleri.

Dove Cameron dhe Damiano David janë gati për hapin e madh, fejesë që zyrtarizon histori dashurie të pasionuar e të shumëpërfolur. /A.Z/UBT News/

 

 

Exit mobile version