UBT News

Dorsey: India kërcënoi se do ta mbyllë Twitterin

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Twitterit, Jack Dorsey pretendon se qeveria indiane kërcënoi se do ta mbyllë platformën dhe do të bastiste shtëpitë e punonjësve.

Në një intervistë për një kanal në YouTube, Dorsey tha se India kërkoi heqjen e disa postimeve dhe llogarive që lidheshin me protestën e fermerëve në vitin 2020.

Twitterit iu kërkua të censurojë edhe gazetarët kritikë ndaj qeverisë.

India i ka mohuar akuzat dhe e ka akuzuar Twitterin për shkelje të ligjeve./UBTNews/

Exit mobile version