UBT News

Dorëzohet peticioni për shkarkimin e Erden Atiqit

Grupi inicues i qytetarëve për shkarkimin e kryetarit në veri të Mitrovicës, Erden Atiq, ka dorëzuar të hënën peticionin te kryesuesi i Kuvendit Komunal të kësaj komune, ndërsa janë 508 nënshkrime më shumë të mbledhura sesa minimumi i duhur. Këtë e ka bërë të ditur Nexhat Uglani, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore.

Sipas tij, numri i qytetarëve të cilët kanë nënshkruar peticionin rreth shkarkimit të kryetarit të kësaj komune është 4 mijë e 148 nga 3 mijë e 640 sa ishte e nevojshme.

“Po, kam pranuar dje pasdite peticionin me nënshkrime nga grupi iniciues. Janë 508 nënshkrime më shumë sesa ka qenë e nevojshme. Tani afati ligjor për ta dorëzuar peticionin në KQZ është tre ditë dhe unë do ta bëjë këtë të enjten, ndërsa ata e bëjnë vlerësimin”, ka thënë Uglani.

Exit mobile version