UBT News

Dorëzohet njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 26-vjeçarit në Mitrovicë

Është dorëzuar A.Z., njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 26-vjeçarit në Mitrovicë, ngjarje kjo që ndodhi më 30 tetor 2021.

Pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit A. Z., me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Hetimet në kërkim të të dyshuarit tjetër L. B., 21-vjeç janë duke vazhduar.

Ndryshe, më 30 tetor 2021, policia në Mitrovicë, ka pranuar informacion se në rrugën ‘Artim Jashari’ pas një zënke-mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht A. M. (25), lëndimet dyshohet t’i jenë shkaktuar me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Personi i lënduar është transportuar në QKUK, ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë./UBTNews

Exit mobile version