Shkencëtarët kanë krijuar doreza smart të cilat iu mundësojnë pacientëve me probleme gjymtyrësh të luajnë në piano.
Ekzoskeleti përdor inteligjencën artificiale dhe përmban sensorë prekjeje që i ndihmon pacientët të mësojnë aftësitë manuale që mund t’iu jenë dobësuar ose të kenë humbur në pjesën e duarve, te gishtat apo kyçet.
Doreza e ‘mëson’ personin që e vesh si t’i bjerë pianos duke ‘ndierë’ lëvizjet e duhura dhe të gabuara. Kjo mund të jetë një mundësi për rehabilitimin e personalizuar të njerëzve që duan të mësojnë sërish si të luajnë muzikë.
Trombozat i lënë pacientët me probleme në shikim, komunikim dhe gjymtyrë të dobët. Ekzoskeleti i dorezës imiton lëvizjet natyrale të dorës. Secili gisht përmban 16 sensorë që lejon të perceptohet objekti që preket.
Shkencëtarët janë shprehur se nevojitet edhe më shumë punë për të përmirësuar pajisjen dhe për ta bërë më të përshtatshme. Ata shpresojnë që në të ardhmen të mund të përdoret nga pacientët me trombozë apo aftësi të kufizuara për të rifituar lëvizshmërinë e krahut./SYRI.NET