Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është shpallur fajtor për 34 akuzat që rëndonin mbi të.
Shpallja fajtor e Trumpit për 34 vepra penale shënon fundit e procesit historik gjyqësor, por beteja për këtë çështje vazhdon.
Mbështetësit e Donald Trump, janë shprehur të indinjuar nga dënimi i tij andaj kanë bërë thirrje për trazira dhe hakmarrje të dhunshme.
Kërcënimet e dhunës dhe gjuhës së urrejtjes janë rritur që kur ish presidenti Trump kishte humbur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Pas procesit gjyqësor Trump, tha para gazetarëve se ishte një gjyq i montuar.
“Ishte një turp, ishte një gjyq i montuar nga një gjykatës i njëanshëm i cili është i korruptuar”, tha Trump.
Trump u shpall fajtor për falsifikimin e të dhënave biznesore të kompanisë.