Ish-presidenti Donald Trump ka bërë një njoftim të mëngjesit të hënë, duke emëruar senatorin 39-vjeçar JD Vance nga Ohio si kandidatin e tij për zëvendëspresident në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024. Kjo deklaratë erdhi gjatë fillimit të Konventës Kombëtare Republikane në qytetin më të madh të Wisconsin-it, një ngjarje e rëndësishme për partinë.
Trump tha se pas diskutimeve dhe analizave të gjata, ai e ka vlerësuar Vance-in si personin më të përshtatshëm për të zëvendësuar këtë post. JD Vance, sipas Trump-it, ka shërbyer me nder në Trupat e Marinës, ka mbaruar me vlerësime të larta në Universitetin Shtetëror të Ohajos dhe ka një diplomë nga shkolla juridike e Yale-it. Ai gjithashtu është njohur për librin e tij të famshëm “Hillbilly Elegy”, i cili u adaptua edhe në një film dhe u bë bestseller.
Në deklaratën e tij në platformën Truth Social, Trump vuri në dukje se Vance ka pasur një karrierë të suksesshme në teknologji dhe financë dhe do të përqendrohet në mbështetjen e punëtorëve dhe fermerëve amerikanë gjatë fushatës zgjedhore në shtete të rëndësishme si Pensilvania, Miçigani, Wisconsin, Ohio dhe Minesota.
Ky njoftim vjen pasi në administratën e parë të tij, Trump kishte përkrahur Mike Pence-in si zëvendëspresident, i cili gjithashtu ishte kandidat në zgjedhjet e këtij viti, por mori një vendim për të mos pjesëmarrë më tej në garë./UBTNews/