Ish-presidenti amerikan, Donald Trump nuk ka imunitet presidencial dhe mund të ndiqet penalisht nën akuzat se ai tentoi të përmbyste rezultatin zgjedhor të vitit 2020, ka vendosur gjykata amerikane.
Trump kishte pretenduar, në një çështje ligjore historike, se ka imunitet nga akuzat penale për veprimet për të cilat tha se u përkisnin detyrave të tij si president. Vendimi i së martës në Washington DC e rrëzoi këtë pretendim.
Kjo paraqet pengesë për Trumpin, i cili për vite me radhë ka përmendur imunitetin presidencial ndërsa po përballej me shumë akuza./UBTNews/