Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se do të rikthejë zyrtarin me qasje të ashpër kundër imigrimit, Tom Homan, për të mbikëqyrur kufijtë shtetërorë në administratën e ardhshme.
Republikani 78-vjeçar është zotuar se qysh në ditën e parë të presidencës së tij, do të nisë operacionin më të madh në historinë amerikane, duke dëbuar imigrantët pa dokumente.
“Jam i lumtur të njoftoj se ish-drejtori i Kontrollit Kufitar, Tom Homan, do t’i bashkohet administratës Trump, i angazhuar për kufijtë kombëtarë (Cari kufitar)”, ka shkruar Trump në platformën e tij sociale, Truth Social.
“E njoh Tomin për kohë të gjatë, nuk ka asnjë njeri që mund të kontrollojë më mirë kufijtë tanë”.
Homan do të jetë i angazhuar për “dëbimin e të huajve që paligjshëm për në vendlindje”, ka shtuar Trump.
Ish-presidenti amerikan i ka fituar bindshëm zgjedhjet e 5 nëntorit, ndërsa gjatë fushatës zgjedhore e ka përsëritur disa herë se do t’i dëbojë imigrantët pa dokumente dhe ka çuar përpara retorikë të dhunshme për ata që “helmojnë gjakun” e Shteteve të Bashkuara.