UBT News

Domino’s tërhiqet nga Italia

Dyqanet e fundit të Domino’s Pizza në Itali janë mbyllur pasiqë firma e cila udhëhiqte pikat e saj në vend deklaroi falimentimin, raportojnë mediat. EPizza SpA u godit nga pandemia, sipas Bloomberg që raportoi i pari lidhur me rastin.

Domino’s u përpoq shumë të fitonte klientë në vendlindjen e picës që nga viti 2015. Lajmi për tërheqjen e gjigantit të ushqimit të shpejtë u shënua me festë nga disa përdorues të rrjeteve sociale.

EPizza SpA njoftoi për herë të parë për falimentimin në fillim të prillit pasi u ndikua nga kufizimet e koronavirusit.

“Pandemia COVID-19 dhe kufizimet e mëvonshme dhe të zgjatura nga pikëpamja financiare kanë dëmtuar seriozisht ePizza”, tha kompania.

Kompania tha gjithashtu se u përball me konkurrencë në rritje pasi restorantet tradicionale filluan të përdorin aplikacionet rreth porosive./UBTNews/

Exit mobile version