UBT News

Dolce&Gabbana sjell parfumin Fefé për qentë

Në një hap të papritur në botën e parfumëve, Dolce&Gabbana sjell një inovacion të vërtetë: parfumin e tyre të parë për qenët, i quajtur Fefé.

Parfumi është dedikuar miqve të afërt të njeriut, qenëve, dhe vjen në një shishe qelqi me një llak jeshil dhe një kapak metalik të kuq, të zbukuruar me një putër ari 24 karat. Inspirimi për këtë krijim vjen nga dashuria e pafund për qenin e tyre të vogël, Fefé, shoqëruesi besnik i Domenico Dolce dhe Guilherme Siqueira.

Emilie Coppermann, një Master Parfumer me eksperiencë të gjatë, është e zgjedhur për të krijuar këtë parfum të veçantë, i cili përfshin nuanca të ngrohta të bimës ylang ylang, freski të myshkut dhe tipare drunore. Formula e parfumit është e sigurtë për përdorim, duke përmbushur standardet e SAFE PET COSMETICS, garantuar të mos shkaktojë irritim te miqtë tanë me katër këmbë.

Ky hap i ri në botën e parfumëve tregon përkujdesjen dhe vëmendjen e Dolce&Gabbana për të krijuar një eksperiencë të mrekullueshme aromatike, të përshtatshme për pëlqimin e qenve dhe përgjegjësive tona ndaj tyre./UBTNews/

 

 

 

Exit mobile version