Artistja e njohur, Doja Cat, ka punuar me kozmetikën BH në një gamë të gjerë produktesh të cilat sipas saj, janë inspiruar nga natyra, transmeton UBT News.
Frymëzuar nga natyra, koleksioni përmban gjithçka, nga paletat e rimelit të frymëzuar nga flora dhe furçat e make up-it e deri tek shkëlqyesit e buzëve dhe highlight-at.
“Doja Cat është një gjeni e vërtetë krijuese dhe ne ishim të nderuar të punojmë së bashku me të për të lansuar këtë koleksion të veçantë”, tha Yannis Rodocanachi, themelues i BH Cosmetics.
Ai shtoi se bashkëpunimi ishte “autentik nga fillimi në fund”. Ndërsa Doja Cat u tregua nostalgjike sa i përket përshkrimit të punës me BH.
“Unë jam rritur duke bërë shaka në shkollë dhe gjithmonë kam pasur një sy artistik, kështu që natyrisht eksperimentimi me grim ishte një pjesë e madhe e jetës sime si adoleshente. Një nga paletat e para që kam blerë ndonjëherë ishte nga BH Cosmetics dhe jam shumë krenare që po lansojë këtë koleksion me ta”, u shpreh ajo./UBTNews