UBT News

Dogana zbulon mallra të kontrabanduara dhe një armë zjarri gjatë kontrollit në Ferizaj

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të kontrabanduara dhe një armë zjarri tek një subjekt në Ferizaj gjatë kontrollit të ushtruar.

Dogana njofton se gjatë kontrollit është gjetur sasi të konsiderueshme të produkteve si çajit për dobësim dhe preparateve të tjera stimuluese, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës.

“Gjatë kontrollit është zbuluar edhe një armë zjarri, e cila nuk kishte dokumentacion dhe leje të nevojshme për mbajtjen dhe posedimin e saj. Duke qenë kjo një vepër penale, arma menjëherë është dorëzuar te Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas doganës mallrat janë sekuestruar nga njësite antikontrabandë të Doganës së Kosovës. 

Exit mobile version