UBT News

Dogana shënon 16.5 përqind më shumë të hyra në dymujorin e parë të këtij viti

Përmbyllja e muajit shkurt 2022 ka prodhuar rezultate në rritjen e të hyrave të Doganës të Kosovës.

Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se dogana ka arritur që në dy muajt e parë të vitit 2022 të grumbullojë 16.5 përqind më shumë të hyra.

“Gjatë vitit 2021 dogana për dy muajt e parë kishte grumbulluar 159 milionë euro derisa përmbyllja e muajit shkurt të këtij viti ka sjellë 185.3 milionë, pra kemi mbi 26 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Trendi pozitiv që dogana kishte gjatë vitit 2021 ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022”, thuhet po aty. 

Exit mobile version