UBT News

Dogana parandalon tri raste të kontrabandës

Njësitë e Doganës së Kosovës kanë parandaluar tri raste të ndara të kontrabandës në vend.

Siç njofton Dogana në qytetin e Gjakovës, respektivisht në një njësi biznesi që tregtohet cigare pa banderola, njësitë relevante të Doganës kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të cigareve, cigareve elektronike, dhe produkteve e të tjera të duhanit për të cilat personi përgjegjës, pala nuk ka poseduar dokumente dhe si të tilla janë kontrabanda në Kosovë.

“Derisa në rastin e dytë zyrtaret Doganore kanë organizuar po ashtu një plan operativ me qëllim të parandalimit të kontrabandës të mallrave dhe me këtë rast është zbuluar dhe parandaluar një rast tentim kontrabandimi një makine hidraulike për prerjen e drunjve”, thuhet në njoftim.

Sipas Doganës në rastin e tretë është zbuluar në magjistralen Ferizaj-Kaqanik në kuadër të Planit të përbashkët operativ të Doganës, ATK-së dhe Policisë së Kosovës ku është arritur të identifikohet një veturë e cila ishte duke transportuar mall me origjinë të huaj e për të cilën pala nuk posedonte dokumentacion që e dëshmon se ky mall ka hyrë përmes rrugëve ilegale në Kosovë (mall i kontrabanduar).

“Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin ‘eDogana’ për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi. 

Exit mobile version