UBT News

Dogana konfiskon telefona në Ferizaj

Dogana ka kontrolluar tre lokacione në qytetin e Ferizajit të dyshuara për mallra pa dokumentacion, ku edhe gjendet një sasi e konsiderueshme e telefonave të mençur.

Aksioni ka qene i shtrirë në tri subjekte të dyshuara për posedim të mallrave pa mbulesë dokumentare, njësitet doganës kanë arritur të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave.

Gjatë kontrolles janë gjetur rreth 92 telefona të llojeve të ndryshme pa mbulesë dokumentare si dhe 380 airpods pa asnjë mbulese dokumntare. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rastet kanë vazhduar për kundërvatje Doganore. Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve.

Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

Exit mobile version