UBT News

​Dogana konfiskon një sasi barnash të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, gjatë një kontrolli të realizuar në një barnatore në Prishtinë, kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja.

Këto produkte nuk janë importuar përmes zinxhirit zyrtar të furnizimit dhe nuk figurojnë të jenë futur në Kosovë nëpërmjet procedurave ligjore doganore.

Barnat e gjetura përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, pasi origjina, cilësia dhe kushtet e ruajtjes së tyre nuk janë të garantuara sipas standardeve të kërkuara, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka sekuestruar të gjitha produktet dhe ka iniciuar procedurat ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

Kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të qarkullimit të produkteve ilegale në treg./S.K/KP/

Exit mobile version