Në pikë kalimin kufitar të Vermicës oficerët doganor kanë parandaluar futjen e telefonave mobil.
“Në pikë kalimin kufitar të Vermicë është paraqitur kombi-bus me targa kosovare i linjës Prishtinë-Ulqin-Prishtinë, pas pyetjes nga ana e Oficerve doganor personi përgjegjës është përgjigjur qe nuk ka asgjë, pastaj i njëjti automjet është selektuar për kontrollë në vijën e dytë.
Gjatë kontrollës nën karrikën e parë është hasur në mallra të padeklaruara: telefona të mençur Samsung Galaxy A32 në sasi prej 10 copë në paketim së bashku me adaptera (mbushëse)”, thuhet në njoftim.
Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore.