UBT News

Dogana gjen barna të kontrabanduara në Pejë

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar sot një kontroll në një barnatore në Pejë, nën dyshimin për posedim të barnave të kontrabanduara.

Sipas Doganës, gjatë kontrollit, në një hapësirë të fshehur brenda objektit, janë gjetur produkte farmaceutike pa banderola, të cilat dyshohet se janë futur në treg në mënyrë të paligjshme.

“Si rezultat i këtij operacioni, janë konfiskuar 207 lloje të ndryshme të barnave, në një sasi totale prej 738 copë”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe në mbrojtjen e shëndetit publik, duke ndërmarrë masa të rrepta ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin dhe vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve.

Exit mobile version